Sharja tregon shumë për personalitetin, madje kryesisht gjëra të mira

Herën tjetër që dikush ju thotë të “pirdheni”, qetësojeni veten duke e rikujtuar faktin se ata janë duke jetuar një jetë të sinqertë.

Kjo sepse hulumtimet e shkencëtarëve tregojnë se personat që shajnë janë më të prirë të jenë njerëzit më të sinqertë.

Pasi kishin studiuar 276 njerëz dhe 73.789 përdorues të Facebook-ut, hulumtuesit, përmes metodave të avancuara, kishin matur edhe sinqeritetin në bazë të asaj se sa shpesh flasin fjalë të ndyra.

Në letrën e publikuar, hulumtuesit kishin shkruar:

“Kemi gjetur një lidhje pozitive dhe të vazhdueshme mes përdorimit të fjalëve të ndyra dhe sinqeritetit; sharja është ndërlidhur me nivel më të vogël të gënjeshtrave dhe nivel më të lartë të integritetit në shoqëri”.

Por, vlen të ceket se sharja vetëm ndërlidhet me sinqeritetin dhe jo domosdoshmërish shkaktohet nga sinqeriteti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shuhen dyshimet, Enca ende pjesë e OTR

U fol e u përfol çështja e përjashtimit të Encës nga OTR,...
Read More