Sharmi i Edi Ramës nuk ia doli të joshë kancelaren Merkel

Kryeministri Edi Rama e nisi vizitën në Gjermani duke lajkatuar kancelaren Angela Merkel.

Me besimin se ajo është një kryeministre e plotfuqishme, që nuk do dëgjojë zërat e partisë së saj, ai tha se kur shkon për të takuar kancelaren, i duket sikur shkon në audiencë tek Papa.

Jo vetëm kaq, por Rama tha se ai ndjehet sikur është në peligrinazh.

Por pelegrinazhi në Gjermani nuk ishte edhe aq pozitiv. Në seancën e pyetjeve në Bundestag, deputetët e kritikuan ashpër sidomos për çështjen Tahiri.

Të djathtët i bojkotuan darkën e përgatitur dhe vetë kancelarja nuk i dha një premtim të qartë për hapjen e negociatave.

Sharmi i Ramës, siç shkruante një gazetë gjermane, nuk ia doli që ai të vinte nga Berlini me lajme të mira.

Megjithatë kjo nuk do thotë se Gjermania do marrë një vendim negativ medoemos, sa kohë hapja e negociatave nuk është detyrimisht një lajm shumë i mirë.

Kujtoni rastin e Turqisë…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Masakroi me thikë prindërit në sy të nuses: Zbulohet shkaku i sherrit brenda familjes

  Një 25-vjeçar në Durrës masakroi me thikë prindërit e moshuar, pasi...
Read More