SHBA: 7 nga 10 anëtarët e Kongresit dhe Senatit, janë demokratë, nga më të pasurit në Capitol Hill

WASHINGTON D.C: Shtatë prej dhjetë anëtarëve më të pasur të Kongresit janë demokratë, ndërsa vetëm tre janë republikanët, sipas një analizë të botuar kohët e fundit të bërë nga Qendra për Politika të Përgjegjshëme – Center for Responsive Politics.

Është, paksa paradoksal ky fakt, mbasi 8 anëtarët demokrat nga partia që është ideologjikisht dhe në programin e saj “kundra” të pasurve, dhe partia që mbështet më shumë shtresat e ulta në SHBA, të jetë “partia e të pasurve”.

Demokratët në SHBA, konsiderohen si socialistët në Europë, ndërsa republikanët historikisht me programin e tyre mbrojnë vetem shtresat e pasura dhe të meseme.
Mbasi republikanët mendojnë me politikën e tyre, udhëhiqen nga parimi “kur kan dhe janë mirë të pasurit, ka diçla edhe për të varfërit”.

Analiza e bërë nga Qendra për Politika të Përgjegjshëme është bazuar në një auditim financiar që anëtarët e të dy Dhomave, Kongresit dhe Senatit kan deklaruar pasuritë e tyre në vitin 2016 .

Këto të dhëna mbulojnë asetet dhe detyrimet e tyre përmes 2015- 2016.

Kongresisti Darrell Issa, republikan nga Kalifornia, simbas raportit të bërë nga Qendra për Politika të Përgjegjshëme ishte anëtari më i pasur i Kongresit, ku pasuria e tij e vlerësuar ishte 330,050,015 dollar.

Dy Republikanët e tjera që janë në “Top 10” ishin kongresisti Dave Trott i Miçiganit, i cili renditet në vend të 5 me një pasuri të vlerësuar prej 177.149.145 dollar dhe kongresisti Vernon Buchanan i cili renditet i 6 me një pasuri të vlerësuar prej 115.534.558 dollar.

Liderja e pakicës në Kongres, Nancy Pelosi renditet e 7-ta, me një pasuri të vlerësuar prej 100.643.521 dollar. Gjithashtu, ajo ishte sipas CPR një nga të shtatë anëtarët e Kongresit, demokrat të cilët u vlerësohet pasuria se i ka kaluar të 100 milionë dollarët.

Senatori Mark Warner i Virxhinias, renditet i pari nga demokratët me një pasuri prej 238,816,630, duke qenë anëtari demokrat më i pasur i SHBA, dhe anëtari i tretë më i pasur i të dyja Dhomave të Kongresit.

Pesë demokratët e tjera përveç Pelosi dhe Warner-i cili renditet ndër dhjetë anëtarëve më të pasur të Kongresit ishin kongresistët : Jared Polis i Kolorados ( 313.556.221 dollar), John Delaney e Maryland ( 232.816.089 dollar), Scott Peters California (95.569.028 dollar), senatori Richard Blumenthal e Connecticut (81.745.158 dollar), dhe senatori Dianne Feinstein i Kalifornisë ( 79.067.057 dollar).

Katër prej 10 anëtarëve më të pasur të Kongresit Issa, Peters janë nga Los Angelos dhe dy nga ato katër Pelosi dhe Feinstein janë nga qyteti i San Franciskos
Anëtarët e Kongresit dhe Senatit janë listuar simbas praktikave të deklarimit të pasurive, asetet ashtu edhe detyrimet e tyre në format e tyre të auditimit financiar.
Kurse, Qendra për Politikë të Përgjegjshme , theksonë se e vlerësoi pasurinë e anëtarëve të Kongresit dhe Senatit me metodën e mëposhtme:

“Vlera neto e pasurisë së tyre është llogaritur duke përmbledhur aktivet e regjistruara dhe pastaj duke zbritur ndonjë detyrim të listuar. Depozituesit raportojnë shumën e secilës prej pasurive, transaksioneve dhe detyrimeve të tyre, duke u përfshirë pronat private dhe aktivitetin e tyre zyrtar. Vlerat minimale të mundshme për çdo aset u shtuan së bashku siç ishin vlerat maksimale të mundshme. Gjithashtu, shumat minimale dhe maksimale të detyrimeve janë përmbledhur. Shifra maksimale e borxhit u zbrit nga shifra minimale e aseteve .Ndërkohë, mesatarja e dy kufijve është llogaritur dhe përdoret për qëllimet e renditjes së regjistrimeve sipas pasurisë. “

Shkruar Nga
More from Revista User

Pitt dhe Lawrence janë çift?!

Brad Pitt dhe Jennifer Lawrence janë dy nga yjet më të mëdhenj...
Read More