SHBA: Arrestohet shqiptari, dyshohet për terrorizëm



terrorNjë amerikan i natyralizuar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga task-forca e Fbi për terrorizmin.

Sipas BreitBart, shqiptari akuzohet se ka ofruar materiale për të mbështetur terrorizmin.

I dyshuari quhet Sajmir Alimehneti.

Ai mendohet se ka mbështetur terroristët potencialë në SHBA.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi 18-mujor.

Mediat raportojnë se në shtëpinë e tij u gjet një flamur i zi i xhihadit, si ai që përdorin Al Kaeda dhe Shteti Islamik.

Mbetet e paqartë nëse Alimehneti është i lidhur me ndonjë organizatë terroristte.

Megjithatë burimet thanë se ai kishte në plan të udhëtonte drejt Sirisë, ku operojnë disa grupe xhihadiste.

Alimehneti, që ka një vëlla në burg në Shqipëri, pritet të dalë përpara gjykatës.

Së fundmi, shefi i FBI tha se agjentët e tij po shqyrtojnë të paktën 1 mijë raste në veri, nga të cilat 80 përqind kanë lidhje me Shtetin Islamik.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Për protestat rumune dhe ato shqiptare

Nga Ervis Iljazaj* Protestat e qytetarëve rumunë kundër kastës së vjetër politike...
Read More