SHBA dëboi 60 diplomatë, Rusia merr vendimin ekstrem

Rusia ka dënuar 60 diplomatë dhe punonjës së konsullatës amerikane në Shëm Petersburg. Ky reagim ka ardhur pas vendimit të SHBA për të dëbuar 60 diplomatë rusë, pas helmimit të spiunit rus në Britani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Këtë të enjte, ai tha se Moska do të përgjigjet ndaj dëbimeve të diplomatëve të Rusisë nga vendet perëndimore.

 “Këto masa parashikojnë dëbimin e numrit të barabartë të diplomatëve siç ka ndodhur me diplomatët tanë në vendet perëndimore, si dhe përfshijnë vendimin për të tërhequr marrëveshjen tonë e cila lejonte konsullatën e Shteteve të Bashkuara të veprojë në Shën Petersburg”, theksoi ministri rus Lavrov.

Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Yulia, 33 vjeç, u gjetën në gjendje të rënduar në banesën e tyre në Salisbury më 4 Mars, pasi ishin helmuar me agjent nervor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sendet fatsjellëse të të gjitha shenjave të horoskopit

  Të gjithë jemi të lidhur me sende të caktuara dhe ndonjëherë...
Read More