SHBA hap ambasadën e re në Jerusalem, palestinezët në protesta

Shkaktoi jo pak trazira kur u shpall dhe tani po bëhet realitet. SHBA hapi sot ambasadën e re të saj në Jerusalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive, raporton TCH.

Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesë në ceremoninë e të hënës, përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Ndërsa pjesa më e madhe e diplomatëve evropianë, nuk do të jenë të pranishëm. Vendimi i Trump për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët që pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez.

Izraeli, mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron atë si kryeqyteti i përjetshëm, i pandashëm.

Vendimi i presidentit Trump, vitin e shkuar, për ta njohur atë si kryeqytet të Izraelit, përmbysi dekada neutraliteti amerikan mbi këtë çështje dhe i vendosi SHBA-të përballë pjesës më të madhe të komunitetit ndërkombëtar.

Në fakt, një ambasadë e vogël, e përkohshme, do të nisë punën nga sot brenda godinës ekzistuese të konsullatës amerikane në Jerusalem. Një ndërtesë më e madhe do të gjendet në vijim dhe pjesa tjetër e ambasadës do të zhvendoset nga Tel Avivi.

Ceremonia e hapjes në fakt është disi e nxituar por qëllimi është që ajo të koinçidonte me përvjetorin e 70 të shtetit të izraelit. Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet t’i drejtohet pjesëmarrësve në ceremoni, përmes një lidhjeje video.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tabaku: Prokurimet publike janë turpi i kësaj qeverie, 1 në 3 tendera janë pa garë

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, denoncoi sot në komision procesin...
Read More