SHBA, i ftohti rekord, termometri shënon -30 gradë

Bregdeti Lindor i Amerikes se Veriut po dridhet nga i ftohti rekord që ka sjellë i ashtuquajturi cikloni bombë, i cili ka zbardhur edhe Floridan.

Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë temperaturat ranë në -29 gradë celsius, por u ndjenë si -67 gradë mbrëmjen e të premtës, për shkak të erërave të acarta.

Shërbimi meteorologjik kombëtar parashikoi më herët një ulje të rrezikshme temperaturash në fundjavë, ndërsa ajri i ftohtë i Polit të Veriut po vinte drejt rajonit Atlantik. Në Masachusets, banorët e Bostonit u mobilizuan për pastimin e rrugëve nga 30 cm borë. Dallgë gjigande të shkaktuara nga stuhia që solli erëra me forcën e urgananit, përmbytën pjesë të bregdetit të New England. Moti ekstrem i ka kushtuar jetën të paktën 19 personave në SHBA dhe 2 të tjerëve në Kanada.

4 viktima u shënuan në aksidente rrugore të shkaktuar si pasojë e ngricave në Karolinat Veriore e Jugore, ndërsa të tjerë humbën jetën në Uiskonsin, Kentaki dhe Teksas. Një vajzë në Virxhinia vdiq pasi u përplas nga një makinë, ndërsa po rrëshqiste, ndërsa një 75 vjeçar u vra nga borëpastruesja. Një 13 vjeçare vdiq, e 35 të tjerë u helmuan me monoksid karboni në një bllok apartamentesh në Nju Xhersi, ku temperaturat zbritën disa gradë nën zero.

Moti ekstrem shaktoi kaos ne qarkullim dhe çoi në anullimin e mijëra fluturimeve edhe të premten. Në shtëtin e Indianës autoritetet u përpoqën të ç’dramatizonin situatën e vështirë me një shaka, duke lëshuar një mandat arresti për heroinën e filmave Dinsey, Frozen, Elsa duke e fajësuar atë për të fohtin rekord. Në Kanada erërat e forta rrëzuan linjat elektrike, duke lënë pa energji mijëra banorë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Macron, Putin do të flasin për Sirinë, Ukrainën…

Kremlini tha se takimi midis presidentit të Rusisë dhe atij të Francës,...
Read More