SHBA ka frikë se Arabia Saudite mund të përdorë raketat ruse S-400 kundër Iranit

Moska është gati të nënshkruajë një kontratë me regjimin e Arabisë Saudite, ku do t’i shes Riadit raketa mbrojtëse ajrore S-400, por SHBA-të kanë frik se këto armë mund të përdorën kundër Iranit, raporton the Express.

Këto armë me rreze të gjatë, të quajtura Triumf, mund të arrijnë një largësi deri në 400 kilometra dhe konsiderohen si një nga sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore kudo në tokë.

Kurse, ndihmësi i presidentit rus Vladimir Putin ka konfirmuar sot se marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar.

“Bisedimet po vazhdojnë tani, kushtet janë duke u rënë dakord”, ka thënë ky zyrtar.

Ky konfirmim vjen ditë pasi Putin dhe Mbreti Salman i Arabisë Saudite diskutuan bashkëpunimin ushtarak në Kremlin.

Rusia gjithashtu nënshkroi një kontratë këtë muaj për saudin për të prodhuar pushkët AK-103 së bashku me municionet.

Arabia Saudite është një aleate e gjatë e SHBA në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjet e armëve me Moskën kanë shkaktuar shqetësim në Uashington. SHBA ka frikë se Rijadi mund të përdorë sistemin S-400 kundër Iranit, pavarësisht se ai është një aleat rus.

Shkruar Nga
More from Revista User

Doni të bëheni i suksesshëm? Mos punoni shumë

Kur kemi qenë fëmijë na është thënë se duke punuar shumë mund...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.