SHBA: Kongresi planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë

Me një projektligj për sanksione ndaj Rusisë deputet e kongresit amerikan vënë nën presion presidentin Trump.

Deputetët do të votojnë të martën mbi projektligjin, siç tha Steny Hoyer, numri dy i demokratëve në Shtëpinë e Bardhë. Sipas projektligjit Rusia duhet të dënohen për përfshirjen e Moskës në fushatën zgjedhore amerikane, aneksimin e Krimesë dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut. Projektligji përmban edhe sanksione shtesë kundër Koresë së Veriut dhe Iranit.

Nëse ligji do të kalojë në Kongres sikurse edhe pritet, presidenti Donald Trump do të gjendet para një dileme, sepse ai synon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. Një veto e mundshme presidenciale, shkruan “Washington Post”, mund të jetë e mundshme, por ajo do të jetë e destinuar të dështojë, sepse në të dyja dhomat e Kongresit pritet një shumicë prej dy të tretave në favor të ligjit. Kjo do të thotë që vetoja presidenciale mund të parandalohet. Në këto rrethana zëdhënësja e Trumpit Sarah Huckabee tha për TV, ABC, se presidenti do t’i nënshkruajë vendimet e Kongresit.

Kufizim i vendimeve të presidentit

Ligji i ri i jep – përveç sanksioneve të reja financiare – Kongresit edhe një mundësi për të bllokuar heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, nëse Trumpi do të përpiqet ta bëjë një veprim të tillë. Kjo do të thotë një reduktim masiv i lirisë së Presidentit në vendimmarrje nga ana e Kongresit, i cili kontrollohet nga republikanët. Për Trumpin kjo një pozitë jo e rehatshme.

Një refuzim i sanksioneve ndaj Rusisë me vetoja do të përforcojnë përshtypjen se Trumpi është në gjendje varësie nga presidenti rus Vladimir Putin. Megjithatë edhe pranimi do të ishte një sinjal dobësie, sepse qeveria e tij qe shprehur më parë kundër projektligjit.

BE-ja i bën thirrje SHBA-së për koordinim

BE-ja po i ndjek me skepticizëm përgatitjet për sanksione të reja ndaj Rusisë. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se projektligji niset “kryesisht nga konsiderata politike të brendshme.” Një masë e tillë mund të ketë ndikim të gjerë dhe pasoja të padëshiruara për ekonominë dhe sidomos për furnizimin me energji për Evropën, tha Brukseli zyrtar. Sanksionet duhet të koordinohen sa më shumë për të forcuar efektivitetin e tyre dhe për të shmangur pasojat e pakëndshme për vendet partnere.

Qeveria gjermane është e shqetësuar se prej sanksioneve të reja amerikane mund të preken edhe kompani në Gjermani dhe shtetet e tjera evropiane, nëse ato marrin pjesë në projekte të tilla si gazsjellësi Nord Stream II me Rusinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hapja e sheshit “Skënderbej”, koncert madhështor në Tiranë

Sheshi “Skënderbej” do të hapet të shtunën, më 10 qershor me një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.