SHBA: Miliona dollarë ndihma për katër shtete

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për Jemenin, Somalinë, Sudanin Jugor dhe Nigerinë.

Kjo shpallje u bë derisa presidenti amerikan, Donald Trump, mori pjesë në samitin G20 në Hamburg të Gjeermanisë.

Derisa Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh botëror humanitar, propozimi i zotit Trump për shkurtimin e ndihmës së jashtme për më tepër se 30%, ka shkaktuar shqetësim të gjërë.

Ndihma totale humanitare amerikane për këto katër vende, ku Kombet e Bashkuaa vlerësojnë se më tepër se 30 milionë njerëzve urgjentisht u duhet ushqimi, tash është më tepër se 1.8 miliardë dollarë këtë vit fiskal, ka njoftuar Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Dhjetëra milionë njerëz në Jemen, Somali, Sudanin Jugor dhe Nigeri, ballafaqohen me uri për shkak të konflikteve të atjeshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Anjeza Branka tregon takimin e fundit me Ergi Dinin

Një nga mikeshat më të afërta të Ergi Dinit, këngëtarit 22-vjeçar që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.