SHBA: Mund të zhvillohen hetime për një marrëveshje në kohën e Obamës

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, tha se ai së shpejti mund ta emërojë një këshilltar special për hetimin e marrëveshjes së kohës së ish-presidentit, Barack Obama, në të cilën një kompani ruse e ka blerë firmën kanadeze, pronë e së cilës ishin 20% e furnizimeve me uranium nga Shtetet e Bashkuara.

Në dëshminë e tij të djeshme, zoti Sessions i tha Komitetit të drejtësisë së Dhomës Përfaqësuese se ai do të vendos së shpejti për këtë çështje.

“Ne do të bashkëpunojmë me legjislacion sa i përketë emërimit të prokurorit special” dhe do të marrim vendim “pa ndikim politik”, tha Sessions.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe disa republikanë në Kongres, i kanë bërë thirrje Departamentit të drejtësisë për ta caktuar një këshilltar special për hetime të shitjes në vitin 2010 të njëfirme kanadeze për kompaninë shtetërore ruse, Rosatom.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 10 shtator 2017

Dashi Edhe gjate kësaj dite jeta juaj ne çift do jete e...
Read More