SHBA ndalon importin e mishit të lopës nga Brazili

mish

Departamenti i Agrikulturës së SHBA-së ka njoftuar për pezullimin e menjëhershëm që i kanë bërë produkteve të mishit të lopës nga Amerika e Jugut.

Ky veprim është ndërmarrë pasi inspektorët zbuluan shqetësimet rreth shëndetit publik, kushteve josanitare dhe shëndetit të kafshëve, shkruan CNN.

Agjencia ka thënë se ky pezullim mbetet në fuqi derisa Brazili “do të ndërmarr veprime konkrete”.

Brazili është furnizuesi i pestë më i madh i mishit të lopës në SHBA, duke u renditur pas Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re dhe Meksikës. Deri tash për këtë vit në SHBA janë dërguar afro 23 milionë kilogramë të mishit të lopës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kërcënon me thikë të riun dhe e grabit, shpallet në kërkim 40 – vjeçari

Një i ri ka rënë pre e grabitjes me armë në kryeqytet....
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.