SHBA, pagat për ekzekutivët mbeten të larta

Sipas një vëzhgimi të Institutit për Politikat Ekonomike, shefat ekzekutivë të firmave më të mëdha në Amerikë u paguan mesatarisht nga 15.6 milionë dollarë në vitin 2016.

Në një raport të publikuar të enjten, autorët Lawrence Mischel dhe Jessica Schieder thonë se kjo pagesë është 271 herë më e lartë se rroga e zakonshme e një punonjësi në të njëjtat kompani.

Raporti 271 me 1 në paga midis shefit ekzekutiv dhe punonjësit është pak më e ulët se ç’ka qenë në vitet e fundit, por mbetet mjaft larg raportit 20 me 1 në vitin 1965 apo 59 me 1 në vitin 1989.

Pagat e shefave ekzekutivë janë rritur jashtëzakonisht krahasuar me ato të punonjësve të thjeshtë në dhjetvjeçarët e fundit dhe shumë më shpejt se sa ç’është rritur vlera në bursë e këtyre kompanive.

Këto shifra përfshijnë rrogën, të drejtën për të blerë aksione me një çmim të caktuar si dhe shpërblimet.

Faqja e internetit salary.com thotë se shefat ekzekutivë paguhen shumë për shkak të aftësive dhe përgjegjësive të tyre “ekstreme” dhe shton se vetëm një numër i kufizuar njerëzish mund t’i kryejë keto funksione.

Nga ana tjetër, punonjësit amerikanë me pagesa minimale marrin diku te 15 mijë dollarë në vit. Shumica e punonjësve paguhen natyrisht më shumë se kaq dhe shumë shtete kanë një pagë minimale më të lartë se 15 mijë dollarë, megjithatë ka njerëz që paguhen një mijë herë më pak se shefat ekzekutivë më të paguar në treg.

Paga minimale në Amerikë prej 7.25 dollarë për orë nuk është rritur në tetë vite. Një grupim i quajtur Biznes për një Pagë Minimale të Drejtë thotë se inflacioni gjatë këtij tetë vjeçari e ka ulur në 15 për qind më shumë vlerën reale të kësaj page minimale.

Ndërkohë që shumë biznese kundërshtojnë rritjen e pagës minimale, me argumentin se kjo do të pasohet me më pak vende pune, grupimi në fjalë thotë se punonjësit më pak të paguar mund të rrisin kërkesën në treg dhe të zhvillojnë kësisoj ekonominë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 19 maj 2017

Dashi Mjedisi yjor do e favorizojë tej mase jetën tuaj në çift...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.