SHBA paralajmëron qytetarët për sulmin mbi energji dhe firma industriale

Qeveria amerikane ka lëshuar një deklaratë të rrallë për media, përmes të cilës qytetarëve ua tërheq vërejtjen se hakerë të sofistikuar janë duke sulmuar firmat energjetike dhe industriale.

Sipas qeverisë amerikane, kjo është shenjë se sulmet kibernetike janë duke u rritur në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe publike.

Departamenti i Sigurisë kombëtare ka paralajmëruar se energjia, aviacioni, uji dhe industria e prodhimit janë duke u sulmuar nga hakerët.

Agjencitë kanë tërhequr vërejtjen se hakerët kanë arritur me sukses të komprometojnë rrjetet, por nuk kanë identifikuar në mënyrë specifike viktimat, ose të përshkruajnë ndonjë rast të sabotimit.

Objektiv i hakerëve është kompromitimi i rrjeteve të organizatave me e-mail maliciozë për të siguruar të dhëna të besueshme, thuhet në raport.

FBI nuk ka dashur të komentojë raportin, të cilin kërkuesit e sigurisë e kanë përshkruar si eskalim të sulmeve mbi infrastrukturën në Evropë dhe SHBA.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këshilla për të hequr dorë nga zakonet e këqija

Problemi me veset është se ato shpesh shëndërrohen në forcë zakoni. Ne...
Read More