SHBA: Qeveria ngre padi ndaj firmës Fiat-Chrysler



fiat1495644423

Qeveria amerikane ka ngritur një padi civile kundër prodhuesit të makinave Fiat Chrysler për përdorimin e një programi të paligjshëm me qëllim shtrembërimin e të dhënave mbi sasinë e gazit që lëshohet në mjedis nga automjetet e saj me naftë.

Padia e paraqitur të martën pason akuzat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të bëra në muajin janar.

Programi fsheh lëshimin e oksidit të azotit, duke bërë që automjetet të duken sikur përmbushin rregullat e përcaktuara nga “Akti për ajër të pastër”, në një kohë kur makinat lëshojnë më shumë gaz se sa lejohet.

Bëhet fjalë konkretisht për modelet e vitit 2014 deri 2016 të Grand Cherokees dhe Dodge Ram 1500.

Fiat Chrysler nuk komentoi lidhur me padinë, por aksionet e kompanisë ranë me 2.9 për qind.

Në vitin 2015, prodhuesi i makinave “Volkswagen” u kap duke përdorur një pajisje të ngjashme për të mashtruar standardet e lëshimit të gazit në mjedis. Volkswagen pranoi se kishte mashtruar dhe u gjobit me 20 miliardë dollarë ndërsa u paditën dhe shtatë drejtues të kompanisë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Modelja australiane që po çmend ndjekësit në rrjetet sociale

Ajo vjen nga Australia dhe është pa diskutim një nga modelet më...
Read More