SHBA rrit buxhetin ushtarak për të mposhtur Korenë Veriore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e tij më të fuqishme në botë, pasi miratimit të një projektligji që parasheh bartjen e 530 miliardë dollarësh në sektorin e mbrojtjes, pas tensionimit të marrëdhënieve me Korenë Veriore, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ligji i jashtëzakonshëm u miratua pas kërkesave të Trumpit për një ushtri më të fortë për të përforcuar sistemin raketore të SHBA-ve në rast të një sulmi eventual nga ana e Kim Jong-ut.

Në 2018, shpenzimet do të rriten deri në 417 miliardë dollarë – dhe do të vazhdojnë deri sa të arrijnë kufirin prej 530 miliardë.

Megjithëse, lëvizja u përball me rezistencë nga shumë vetë brenda Senatit, pasi ende nuk është e qartë se prej nga do të vijnë paratë.

Republikanët argumentuan, megjithatë, paratë janë të nevojshme për të trajtuar Kim dhe për të mposhtur atë në rast të shpërthimit të një lufte.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kultivonin bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, një në kërkim

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit...
Read More