SHBA: Rusia po përpiqet ta mbrojë Iranin nga inspektimi atomik


Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Rusia po përpiqet ta “mbrojë Iranin” nga inspektimet e organizatës atomike të Kombeve të Bashkuara për disa aktivitete, që mund të kontribuojnë për zhvillimin e bombës atomike.

Derisa ambasadorja Haley ka kërkuar që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), t’i zgjeroj inspektimet e veta në Iran, diplomatët rusë në OKB janë përpjekur ta zvogëlojnë rolin e kësaj agjencie, duke argumentuar se nuk ka autoritet për kontroll në seksionin kritik, i njohur si seksioni T, që i ndalon “aktivitetet që mund të kontribuojnë për zhvillimin e pajisjes atomike eksploduese”.

Sikur në shumë pjesë të tjera të marrëveshjes, në seksionin T nuk përmendet Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe nuk specifikohet se si bashkëpunimi me këtë kapitull do të verifikohej.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA mbyll Ambasadën dhe Konsullatat në Turqi

Pak orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, një tjetër përfaqësi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.