SHBA: Rusia të mos e përdorë ligjin për kufizimin e lirisë së mediave

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se ligji i ri, i cili ia mundëson Ministrisë së drejtësisë së Rusisë, që t’i kategorizoj mediat e jashtme si “agjentë të jashtëm” paraqet kërcënim për lirinë e mediave dhe ka kërkuar nga Moska që këtë masë të mos e përdorë për ta ashpërsuar kontrollin ndaj mediave.

“Liria e fjalës së lirë, përfshirë të shprehurit dhe mediat, të cilat qeveria mund të gjejë se janë të papërshtatshme, është e drejtë universale e njeriut e obliguar, të cilën Rusia ka shprehur përkushtim për ta mbajtur”, ka thënë mbrëmë vonë, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

“Zgjerimi i Ligjit për Agjentët e Jashtëm, me përfshirjen e mediave, e hapë derën për kërkesa të vështira, të cilat e ngushtojnë mëtutje lirinë e të shprehurit dhe pavarësinë editoriale në Rusi”, ka thënë Nauert.

Legjislacioni i ri për media, i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 25 nëntor, i mundëson Kremlinit të kërkojë që mediat e jashtme t’i zbulojnë burimet e fondeve dhe lajmet që i publikojnë për rusët, t’i karakterizojnë si punë e “agjentëve të jashtëm”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump do të kërkoj nga evropianët të blejnë gaz nga SHBA-të e jo Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i inkurajoj liderët e vendeve të pjesës...
Read More