SHBA thotë se ka vrarë 7 militantë të Al-Kaidës në Jemen

jemen

Ushtria amerikane ka thënë se forcat e saj kanë vrarë 7 anëtarë të Al-Kaidës në Gadishullin Arabik, gjatë një bastisjeje në Jemen.

Komanda Qendore e SHBA-ve ka thënë se “gjatë këtij operacioni, forcat amerikane kanë vrarë 7 militantë”.

“Bastisjet e tilla na japin mundësi të mësojmë mbi kapacitetet, qëllimet e Al-Kaidës, gjithashtu na mundësojnë që të vazhdojmë përpjekjet për të shkatërruar këtë grup”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë agjencisë Reuters se nga të dhënat e para, duket se asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë apo lënduar në këtë aksion.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi për sot, 12 dhjetor 2016

Dashi Një ndërhyrje nga disa njerëz të afërt do të mundësojnë zgjidhjen...
Read More