SHBA: Ushtari amerikan ka dhënë informacione “të arta” për talibanët

Ushtari amerikan, Bowe Bergdahl, ka dhënë informacione “të arta” të inteligjencës për militantët talibanë, që e kanë mbajtur atë të robëruar në Afganistan për pesë vjet, kanë thënë dje zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Duke folur në seancën e dëgjimit për caktimin e dënimit për këtë ushtar lidhur me akuza për dezertim, në një gjykatë ushtarake në shtetin, Karolina Veriore, analistja e inteligjencës, Amber Dach, e ka përshkruar gjendjen se si Bergdahl ka dashur t’i ndihmoj zyrtarët e inteligjencës sa ishte në një spital në Gjermani, disa ditë pasi ishte liruar nga talibanët, gjatë një këmbimi të të burgosurve, në vitin 2014.

Megjithqë me zë të dobët, ai i kishte ndihmuar autoritetet.

“Ai ishte shumë i motivuar për t’i dhënë të gjitha detajet që atij i kujtoheshin”, tha Dach gjatë dëshmisë së saj dhe ka shtuar se “ishte një minierë e arit”.

Një zyrtar nga një agjenci ushtarake, që i ndihmon ish-ushtarët e zënë, tha se informatat të cilat ia kishte dhënë Bergdahl, ishin shumë të vlefshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pinguinët afrikanë të bllokuar nga ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike dhe peshkimi mbi masat në kepin jugor të Afrikës kanë...
Read More