SHBA vazhdon sanksionet, pas lansimit të raketave nga Irani

Departamenti i Thesarit në SHBA ka thënë se i ka vënë sanksione një kompanie iraniane e cila konsderohet si “qendra” e Teheranit për programin e raketave balistike.

Ky vendim erdhi si përgjigje të atyre që Thesari i ka konsideron si “ vepra të vazhdueshme provokative” nga ana e Iranit.

Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC), ka thënë se sanksionet i janë vënë kompanisë industriale, Shahid Hemmat (SHIG), e cila është “përgjegjëse për zhvillimin dhe prodhimin e pjesëve të raketave balistike”.

“Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të kundërshtojë aktivitetin e raketave balistike të Iranit”, ka thënë sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Mnuchin ka thënë se sanksionet “theksojnë shqetësimet e thella të SHBA-së rreth zhvillimeve në Iran sa i përket raketave balistike dhe sjelljeve të tjera provokative”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Heather Nauert ka thënë se “ky akt provokativ e shkel shpirtin e marrëveshjes së vitit 2015, që Teherani ka me fuqitë botërore”.

Marrëveshja e vitit 2015, parasheh kufizime mbi programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani vazhdon të deklarojë se raketat e tilla i duhen për vetëmbrojtje dhe nuk kanë qëllim bartjen e kokave bërthamore.

Irani ka deklaruar se që nga marrëveshja e vitit 2015, ky vend nuk është duke punuar në zhvillimin e armëve të tilla.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vritet djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar në Kanada

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *