SHBA: zgjedhjet e vitit 2018 cilësohen si “Viti i grave”

Në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ka shumë më tepër burra se sa gra: madje raporti është 5 me 1. Por zgjedhjet e vitit 2018 po cilësohen nga disa si “Viti i grave”, ngaqë një numër i madh grash, edhe pa eksperiencë në politikë, po përfshihen në gara. Për disa, kjo vjen si reagim për shkak të zgjedhjes së Presidentit Trump, që u kundërshtua nga mijëra gra amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti ndoqi fushatat e dy grave: një demokrate dhe një republikane, të cilat janë frymëzuar të kandidojnë për herë të parë në jetën e tyre. Ato flasin për vendosmërinë dhe vështirësitë me të cilat përballen gratë, kur janë në garë me burrat, sidomos kuar ata e kanë një post zyrtar.

Paradat në qytetet e tyre janë të rëndësishme…

Ashtu si edhe bejsbolli dhe byreku me mollë…

Si një traditë e pastër amerikane…

“Pikërisht kështu është demokracia”

…Gjatë fushatës, një kandidat politik përshëndetet me shumë njerëz. ….

Jennifer Zordanit i duhet ta bëjë këtë, ajo është e re në politikë.

Ndërsa shihte që ligjvënësi republikan i distriktit merrte mbështetjen e më tepër konservatorëve…

“Mendova: a do të vazhdoj të ankohem? Do të vazhdoj të shpresoj që gjërat të ndryshojnë? Apo do t’i përvishem punës?”- thotë Jennifer.

Në fillim asaj ju duhej të fitonte në zgjedhjet paraprake, ku rivale kishte një grua.

Kjo grua, e cila ka një librari dhe është anëtare e këshillit të qytetit. Dhe kush tjetër?

Por prisni, ka më tepër: gjithsej 1-2-3-4-5-GJASHTË gra demokrate janë në garë.

Kështu që Zordani lufton për çdo vote.

“Jam duke siguruar firma që të futem në fletën e votimit.”

“Faleminderit, po ju jap të lexoni diçka në tren.”

Në se fiton, Jennifer Zordani do të ishte gruaja e parë që përfaqëson votuesit e distriktit të 6-të të Illinoit.

“Faleminderit, kalofshi një ditë të mirë”.

Gratë janë gjysma e popullsisë në Shtetet e Bashkuara, por ato përbëjnë më pak se çerekun, vetëm 20 për qind, të senatorëve dhe anëtarëve të Kongresit. Kjo shifër është edhe më e ulët për gratë me ngjyrë.

Në Kaliforni, Aja Smith po përpiqet ta ndryshojë këtë prirje.

Ajo është një afrikano-amerikane haitiane, e re në politikë.

“Kërkoj nga ju mbështetje me një kontribut të vogël, – thotë Aja.

Smith thotë se problemi i parave i tremb gratë. Ajo ka siguruar 10 mijë dollarë dhe deri në janar synon të sigurojë 100 mijë dollarë.

“Ata premtuan shumë vende pune, por ato janë të automatizuara.”- thotë Aja.

Smith është veterane e ushtrisë, ajo ka rival një demokrat që nuk ka shërbyer kurrë në ushtri.

“Ne jemi punëdhënësi më i madh i zonës.”

Ajo tani ka një post civil në bazën ajrore të rezervës, March, në një qytet ku vlerësohet shumë ushtria.

“Unë jam një njeri i zakonshëm, që një ditë i thashë vetes: “Kam bërë shumë, prandaj dua të kandidoj për një post, ku të më dëgjohet fjala.”- thotë ajo.

Smith thotë se ajo ka më tepër tiparet e komunitetit të saj, se sa të një republikani tradicional, të cilin ajo e përshkruan si “një burrë plak të pasur.”

“Ç’po bëjmë për çështjen e papunësisë?”

Ky grup republikanësh po shqyrton të mbështesë zonjën Smith.

“Mendoj se tani është e vështirë të zgjedhësh. Sidomos në këtë periudhë politike. Duhet të jetë një njeri shumë i veçantë që të guxojë të marrë pjesë në garë.”- thotë një votuese republikane.

Rreth 400 gra – sikurse Smith dhe Zordani – “kanë marrë guximin” të kandidojnë në zgjedhjet për në Kongres vitin e ardhshëm. Në se shumica e tyre fitojnë në zgjedhjet paraprake, shumë prej tyre po e shohin 2018-n si “Viti i Grave”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rusi: Me “gjasë të mëdha” është vrarë lideri i Shtetit Islamik

Zyrtarë të lartë të Rusisë thanë mbrëmë se ka gjasë të mëdha...
Read More