SHBA/Të shtëna me armë, një viktimë e 9 të plagosur



1924982

Një burrë ka mbetur i vrarë ndërsa 9 persona të tjerë janë plagosur nga disa të shtëna në Neë Orleans.

Policia u shpreh se agresori hapi zjarr rreth orës 1:30 sipas kohës lokale.

Të plagosur nga sulmi kanë mbetur 6 burra dhe 2 gra të moshës 20 deri në 37 vjeç.

Policia ka arrestuar 2 persona ku një prej të cilëve u plagos nga të shtënat.

Autoritetet shprehen se përqendrimi i forcave policore në zonë ka qenë i lartë për shkak se zhvillohej një ndeshje futbolli.

Lagjia historike franceze ku ndodhi sulmi është një nga zonat më të preferuara për turistët.

Në qershorin e vitit 2014 pak blloqe më tutje 10 persona ranë pre e një sulmi me armë zjarri ku mbeti e vdekur një studente dhe u plagosën 9 persona të tjerë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Ish-futbollisti argjentinas Maradona: Drogën e fillova kur isha 24 vjeç

Ish-futbollisti argjentinas Diego Armando Maradona ka rrëfyer në një intervistë për Canale...
Read More