SHÇBA po heton rolin e policëve në ngjarjen me patentat e Tahirit


“Kam ngarkuar SHKB-në të hetojë dhe për përgjegjësitë që kanë policët në ngjarjen e Elbasanit”.

Është ky sqarimi që dha sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i pyetur në komisionin e sigurisë për akuzat e opozitës se policia tentoi të fshehë arrestimin e Orest Sotës, 25-vjeçarit që u kap me patentat e Tahirit dhe 863 mijë euro.

Xhafaj tha se çështja është referuar menjëherë në prokurori dhe është regjistruar sipas rregullave.

“Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato e ka bërë të qartë publikisht rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga policia në këtë çështje. Policia ka bërë detyrën konform ligjit. Nisur nga shqetësimet e trajtuara, unë kam ngarkuar SHKB-në të hetojë dhe për përgjegjësitë që kanë policët në këtë rast”, tha ministri Xhafaj.

Pak ditë më parë, u arrestua nga policia, 25-vjeçari Orest Sota, i biri i një biznesmeni.

Në momentin e arrestimit, Sotës iu gjetën në kroskotin e makinës, 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tatimet paralajmërojnë 18,540 biznese: Do t’iu bllokohen llogaritë dhe konfiskohet pasuria

Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së këtij njoftimi, tatimpaguesi...
Read More