Shehu: Jep sa më pak intervista, ne nuk e kemi humbur durimin për në BE

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me intervistën e Ramës të dhënë për gazetën gjermane, “Frankfurter Rundschau”.

Deputeti demokrat i ka sugjeron që të japë sa më pak interviste sepse opozitës akoma nuk i ka humbur durimi për në BE.

Statusi i plotë

KRYEMINISTRI ME INTERVISTAT NE SHTYPIN NDERKOMBETAR, VECSE DEMTON PROCESIN E INTEGRIMIT TE SHQIPERISE!

Reflektim per dy intervistat problematike te tij ne tre dite:

1-Ne gazeten gjermane “Frankfurter Rundschau” ai pothuajse “kercenon” BE per vonesen ne hapjen e negociatave me ne, duke deduktuar se shqiptaret po humbin durimin ndaj Brukselit, gje qe mund t’i beje te ndermarin hapa te tjera!!

SHQIPTARET NUK PO HUMBIN DURIMIN NDAJ BRUKSELIT, QE ESHTE E VETMJA ALTERNATIVE PER NE, POR NDAJ VETE Z. RAMA!

Vonesa jone ne kete proces, e vecanerisht parakalimi i vendeve te tjera te Rajonit, vjen per shkak te problemeve tona, krimit, droges, korrupsionit, aventurizmit etj, pergjegjese per te cilat eshte Qeveria e drejtuar nga ai.

Me tej “gafat” thellohen kur kryeminitri kerkon te cfaqet si “babai i nje kombi te diskriminuar”, duke “harruar” se shqiptaret tashme jetojne e qeverisin vete ne shtete demokratike ne Rajon, gje qe nuk ndodh me disa popuj te tjere europiane.

NDONESE I SAPO KTHYER NGA ITALIA AI LE NE HARESE ROLIN E MADH TE ROMES NE PROCESET TONA INTEGRUESE E DEMOKRATIKE!

Motori i BE mbetet Trekendeshi Berlin-Paris-Rome, te cilin Z.Rama paradoksalisht e redukton ne Boshtin “Berlin-Paris”, gje qe bie ndesh edhe me interesat tona.

2-Ne intervisten per “La Republica” nga Roma, ai provokon demtueshem Brukselin me percaktimin qe i ben “Rajonit” me vendet e tij. Ai “harron” se termi “Ballkan Perendimor” eshte politik e i vetmi qe perdoret nga BE per Rajonin tone me perspektive europiane. Ne nuk kemi asnje interes ta veme ne dyshim kete percaktim e perberesit e tij!!

SA ME PAK INTERVISTA TE PUBLIKOJE KRYEMINSTRI YNE, AQ ME MIRE DO TE ISHTE PER VENDIN E RAJONIN.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestohet taksistit në Gjirokastër, tentoi të kalonte dy sirianë në kufi

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 51- vjeçari, pasi akuzohet për veprën...
Read More