Shemben 3- katet e pallatit 24-katësh tek Shkëmbi i Kavajës, shpallet në kërkim pronari



shem

Policia e Durrësit ka filluar procedimin penal dhe po punon për kapjen shtetasit Enver Shala, i cili është pronar i një pallati tek Shkembi i Kavajës, tre katet e të cilit u shembën një ditë më parë, pasi ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Policia e Durrësit thotë se :” Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan proçedimin penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh. 49 vjeç, banues në Durrës. Më datë 17.02.2017, ora 13:15, tek Shkëmbi i Kavajës, pronë e shtetasit të mësipërm, janë shëmbur tre katet e fundit, duke rrezikuar jetën e banorëve. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.”

Tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi I pronës nga pakujdesia” dhe

“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar në nenet 161 dhe 289 të Kodit Penal.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Burri hedh nga dritarja gruan për shkaqe xhelozie

Një grua ka humbur jetën pasditen e djeshme në lagjen "Kryengritja" të...
Read More