Shembja e pallatit, banorët presin ende raportin gjeologjik

Banorët e pallatit 5-katësh në Gjirokastër, aty ku çarja e tokës ka vënë në rrezik ndërtesës, janë në pritje të raportit të Shërbimit Gjeologjik. Mësohet se raporti i ka shkuar Prefektit të qarkut dhe bashkisë Gjirokastër për shqyrtim. Pritet që këto institucione të dalin në një qëndrim zyrtar mbi hapat që do të ndërmerren në vijim.

Banorët e pallatit 5 katësh, të cilëve u është dashur të lirojnë, banesat e tyre të revoltuar kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë. Shërbimi Gjeologjik kombëtar kërkon ndërhyje urgjente përforcuese në zonën përreth pallatit 5 katesh që rrezikohet nga rrëshqitja e tokës në Gjirokastër.

Sipas dokumentit, shkak i paqëndrueshmërisë së terrenit dhe rrezikut të shembjes, është përbërja e tokës në zonën ku ndodhet pallati, e ndikuar kjo edhe nga punimet që janë kryer në zonë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dashuria fshihet në tru e jo në zemër

Nëse është për t’u besuar shkencëtarëve nga Universiteti Concordia në Montreal, dashuria...
Read More