Sherr me thika në Fushë Krujë, një i arrestuar e një i plagosur

Konflikti mes dy të rinjve ka marrë përmasa të gjera, teksa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ia ka ngulur qytetarit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastrioti”, Fushë-Krujë, ku ka qenë shtetasi Luan Tara, 26 vjeç, banues në Durrës, që ka goditur me thikë në trup shtetasin L. Xh., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ndërsa i dëmtuar është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndërprerja e dritave gjatë derbit Tirana- Partizani, shkak mbingarkesa e rrjetit

Ndërprerja e energjisë elektrike në stadiumin "Selman Stermasi" ka sjellë edhe reagimin...
Read More