Sherr mes këngëtareve të njohura: Pse është kaq e dhunshme muzika hip-hop?

Tayna apo Rina? Besoj e keni dëgjuar këtë ‘përplasje’ në distancë mes këngëtareve shqiptare të muzikës hip-hop.

Por nëse mes tyre nuk kemi parë akoma një sherr fizik, diçka e tillë ka ndodhur në SHBA mes dy prej këngëtareve më të njohura të muzikës rap.

Raportohet se rivalet Nicki Minaj dhe Cardi B kanë pasur një përplasje të dhunshme gjatë një feste të organizuar të premten nga “Harper’s Bazaar”.

Këngëtarja Cardi B ka dalë nga ambienti i festës me një gungë të madhe në kokë.

Dëshmitarët thanë se ishte Cardi B që iu afrua në mënyrë agresive këngëtares Nicki Minaj.

Ende nuk ka shumë detaje se si ka ndodhur përplasja e dhunshme.

Rojet e sigurisë arritën të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, kurse Cardi B doli nga godina këmbëzbathur.

Të dy këngëtaret cilësohen si zërat më të mirë të muzikës rap.

cardi1cardi2cardi3cardi4cardi5cardi6

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Crawford: Nëse në SHBA dalin dhe djegin rrugët, diçka është bërë gabim!

  Mark Crawford, kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i ftuar në...
Read More