Sherr për avllinë, 78 vjeçari ekzekuton fqinjin në Kurbin

policia2015

Një 62-vjeçar është vrarë më armë zjarri nga fqinji i tij për motive pronësie në Kurbin. Burime zyrtare policore njoftuan ditën e djeshme se, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës14:10: minuta në fshatin Ndrojë në Kurbin, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri 62-vjeçari Zef Doda. Pas marrjes së këtij informacioni, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë identifikuar si autor të vrasjes bashkëfshatarin e tij Mirash Vukaj, 78 vjeç.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për vrasjen dhe menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ndërkohë burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, vrasja e 62-vjeçarit Doda ka ndodhur pas një konflikti me motive pronësie. Brenda pak minutash policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë në flagrancë autorin e kësaj vrasjeje shtetasin Mirash Vukaj, 78 vjeç, banues në Kurbin duke sekuestruar edhe armën e krimit.

Sipas burimeve në vendngjarje viktima dhe autori i vrasjes kanë patur konflikte të vazhdueshme mes tyre megjithatë ende nuk dihet shkaku i vërtetë që bëri që 78-vjeçari të ndërmerrte këtë akt ndaj bashkëfshatarit të tij. Në lidhje me këtë rast vazhdojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur për ndërtimin e një muri rrethues e cili ndodhej në kufirin mes dy fqinjëve.

Nga ana tjetër, policia nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për mediat njoftoi zyrtarisht se, ngjarja ndodhi për motive të dobëta mes dy fqinjëve.

Policia

Pas ekzekutimit me armë zjarri të 62-vjeçarit Zef Doda në fshatin Ndrojë në Kurbin, uniformat blu kanë arrestuar autorin e ngjarjes 78-vjeçarin Mirash Vukaj. Ndërkohë policia njoftoi zyrtarisht ditën e djeshme se konflikti mes fqinjëve ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se konflikti ka qenë i vazhdueshëm mes tyre për probleme pronësie në lidhje me ndërtimin e një muri rrethues që ndan pronat mes fqinjëve. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. “Më datë 27.04. 2017, rreth orës 13:59, minuta është marrë njoftim se në fshatin Ndrojë në Kurbin ka ndodhur një vrasje. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Zef Doda, 62 vjeç, banues në Ndrojë – Kurbin. Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin është identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autori i dyshuar , shtetasi Mirash Vukaj, 78 vjeç, banues në Kurbin bashkë me armën e krimit. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, mbyllet njoftimi i policisë së Kurbinit. Në lidhje me këtë rast materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme. Tashmë mbi 78-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penal “Vrasje”, dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 17 shkurt 2017

Dashi Ju qe jeni ne cift nuk duhet t’i lini problemet t’iu...
Read More