Sherri i zgjatur me Leonard Bombajn, Gjykata dënon Stresin

 

Pas sherrit me Leonard Bombajn gjykata ka marë sot vendimin për reperin e njohur Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Reperi është dënuar nga ana e Gjykatës me 70 mijë lekë gjobë, dhe i është lënë një periudhë kohe prej gjashtë muajsh për ta shlyer.

I gjithë konflikti mes të dyve ka nisur për shkak të akuzave që Stresi i ka bërë Bombajt lidhur me rastin e abuzimit të përfolur me Ajsi Xhaxhajn.

Si ka nisur sherri mes tyre:

Një debat me ofendime nga ana e Stresit ka përfunduar duke i hedhur Bombajt një kovë me ujë në kokë dhe pas kësaj regjizori ka depozituar në prokurori padinë ndaj Arkimed Lushaj.

Por konflikti mes tyre ka baza të hershme dhe fillesat e ngjarjes nisin nga një padi nga e një prej aktoreve të “Kripëmjaltëzave”, për “Përdhunim” në vitin 2010, atëherë minorene.

Ajsi Xhaxhaj, akuzoi Leonard Bombaj për përdhunim dhe shfrytëzim seksual në moshë të mitur për 3-4 vite nga mosha 11 vjeçare, por në moshën 15 vjeçare e ndihmuar nga shoku i saj Stresi, bëri publike ngjarjen dhe kërkoi dënimin e Bombajt.

Pavarësisht mohimit të akuzave, Stresi në vitin 2011 ka kërcënuar me armë regjizorin duke e bërë fajtor për abuzim me Xhaxhaj, akuza që nuk u vërtetuan kurrë.

Në vitin 2011 Stresi në një intervistë u shpreh se i ka ardhur në ndihmë Ajsi Xhaxhaj dhe i ka shpëtuar jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua dhe askush se dinte çfarë i kishte ndodhur.

“Unë i kam shpëtuar jetën asaj vajze, sepse ajo po kalonte një krizë dhe ishte gati duke kaluar në depresion. E kam gjetur duke pirë ilaçe me grushte dhe ia kam hequr nga duart. Pastaj më ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Leonard Bombaj e ka shfrytëzuar për dëshirat e tij seksuale për 3 vjet rresht, pa pyetur se ajo ishte një e mitur, vetëm 11-vjeçare.

Më pas i bënte presion, ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj që ajo të mos tregonte dhe t’i bindej që të kryenin marrëdhënie sa herë që ai donte. Leonardi kishte edhe njohje familjare me vajzën, kishin hyrje-dalje me prindërit e saj. Një episod që ajo më ka treguar, kur Leonardi e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht, ka ndodhur pikërisht në shtëpinë e tij.

Ai e kishte ftuar vajzën në shtëpi, me sebepin që ta takonte me të bijën e tij, që në atë kohë ishte e vogël. Dhe vajza ka pranuar, sepse pretendonte se në shtëpi ndodhej edhe gruaja e Leonardit.

Por, kur është futur brenda dhe ka parë që nuk kishte asnjë njeri aty, e ka pyetur se ku e ka vajzën e vogël.

Ai i është përgjigjur duke e qëlluar më shpullë në fytyrë dhe më pas e ka përdhunuar. Pas këtij rasti, vajza më ka treguar edhe shumë e shumë raste të tjera të ngjashme, duke më përmendur vazhdimisht që kishte frikë, derisa e kemi bindur që të bënte denoncim”,-deklaroi Stresi pas ngjarjes për të cilën edhe u arrestua nga policia.

Si duket inati mes tyre nuk ka kaluar ende pavarësisht se janë bërë 7 vite nga ngjarja dhe secili prej tyre kanë vazhduar jetën normalisht.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tmerri i Auschwitz rijetohet në foton e vajzës me shami, tani me ngjyra

  Ishte 14 vjeç kur u internua në kampet e Auschwitzit, dhe...
Read More