Sherri në parking, arrestohet një nga autorët, tjetri në kërkim

Qëllojnë me armë zjarri, një në pranga dhe një në kërkim. Më datë 19.10.2017 Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në kryeqytet kanë bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 20:00, në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy personave.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm si ato të pistoletës TT. Sipas policisë, nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre shtetasve dhe arsye e këtij konflikti ka qenë një vendparkimi. Falë punës operative-hetimore dhe procedurale të kryer është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe më pas arrestimi i Ardit Isufaj, i njohur me nofkën “Doraci”, 28 vjeç, dhe është shpallur në kërkim shtetasi F. Gremi, i njohur si “Lori”, 36 vjeç.

Gjithashtu ka nisur procedimi ndaj shtetasit me inicialet M. P., 68 vjeç. Të tre shtetasit e lartpërmendur janë banues në Tiranë dhe kanë qenë të përfshirë në konfliktin e datës 18.10.2017. Shtetasi me inicialet M. P, ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon shtetasi F. Gremi, ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me atë, më pas është afruar edhe Ardit Isufaj. Pas debatit Isufaj dhe Gremi kanë kanosur shtetasin 68-vjeçarin dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Pasi kanë qëlluar me armë ata më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi. Pas arrestimit të Ardit Isufajt Policia e Tiranës është duke punuar dhe për arrestimin e shtetasit F. Gramit, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka pas armën dhe ka qëlluar në ajër.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Britania dërgon avionë luftarak pranë kufirit të Rusisë

Britania e Madhe ka dërguar avionë luftarakë në Evropën Lindore, pasi kërkesës...
Read More