Sherri për Elvana Gjatën ‘përgjaku’ ish-Bllokun, këngëtarja në gjendje të rëndë psikologjike

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e ndodhur në Bllok.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije për Ora News se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, efektiv i Forcave Komando tashmë i shpallur në kërkim, por për momentin nuk jepet emri për arsye hetimore.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa burime për “BalkanWeb” pohuan se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Nga të shtënat me armë mbetën të vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Laerd Hado dhe Ervis Martini.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Turqia shkel rëndë normat diplomatike

    Shërbimet sekrete turke kishin vendosur telekamera të fshehta brenda konsullatës...
Read More