Shi në plazh, sot mos dilni pa çadra

Gjatë ditës së sotme territori i vendit pritet të dominohet nga intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjenerojnë shira të dobët.

Rrezikohen nga reshjet edhe zonat bregdetare. Por, me vranësira më të fuqishme paraqiten zonat veriore dhe lindore, ku herë pas herë do ketë rrebeshe afatshkurtra.

Sipas Meteoalb: pasditja, por më tepër orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të motit duke bërë që ultësira perëndimore të jetë me kthjellime e vranësira kalimtare, ndërsa vranësirat dhe shira të dobët do vijojnë në zonat malore lindore deri në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit pësojnë një tjetër rënie, por të lehtë, në të dy vlerat ekstremale ditore, duke bërë që maksimumi në zonat malore të zbresë në 23 grade C dhe deri në 31 grade C, në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Era pritet të forcohet duke arritur shpejtësi mbi 37 km/h nga drejtimi joperëndimor, ndërsa ne brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Probleme rreth filmit për Tupac “All Eyez On Me”

Prodhuesit e filmit për Tupac Shakur, “All Eyez On Me”, dhe regjisori...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.