Shifra marramendëse: Emigrantët myslimanë në Gjermani konvertohen në të krishterë

gjerman

Shumë refugjatë myslimanë në Gjermani janë konvertuar në të krishterë dhe shumë nga Kishat e pavarura kanë pagëzuar mjaft besimtarë të besimit myslimanë, rreth 1200.

Në fillim erdhën dy refugjatë nga Irani, që në vitin 2008 vizituan kishën e tij bashkë me një të njohur të tyre që donte të pagëzohej – rrëfen Gottfried Martens, pastor i Kishës së Shën Triadhës – Vitet e mëvonshme erdhën shumë refugjatë të tjerë me dëshirën për ndërrimin e fesë. Sot në kishën e tij qindra besimtarë ndjekin meshën në gjuhën gjermane dhe persisht.

Të konvertuarit janë iranianë dhe afganë të besimit mysliman. Disa prej tyre janë refugjatë që sapo kanë ardhur e që janë ftuar nga të krishterë të tjerë në Gjermani, por ka “edhe shumë që kanë pasur kontakt më parë me fenë e krishterë, në komunitetet e tyre në Iran, apo edhe gjatë rrugës për të ardhur në Europë”, thotë Martens.

“Duhet madje të ndërronim vend, sepse nuk mjaftonte hapësira e këtushme”, thotë ai për Deutsche Wellen. “Dyndja më e madhe ka ardhur pas mbylljes së itinerarit ballkanik, në të ashtuquajturën krizën e refugjatëve në vitin 2015 e 2016. Asokohe kemi pasur deri në 250 vetë në kurset përgatitore të Kishës së Trinitetit”, thotë pastori.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vera në privatësi, 10 rregulla për të mos “u zbuluar”

Për adhuruesit e fshehtësisë dekalogu i Garante sugjeron që të caktivizojmë opsionet...
Read More