Shihni pamjet brenda seancës gjyqësore, Kryemadhi: Rama firmosi fundin!

Beteja sapo ka filluar, shkruan në Facebook kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama sot vijon ajo po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

“Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet. Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve. Asgje nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre! As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit. Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre. BETEJA SAPO KA FILLUAR!”, shkruan Kryemadhi.

Seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit ka krijuar një situatë të pazakontë në kryeqytet.

Forca të shumta policore bllokuar njërin krah të lëvizjes së automjeteve në Unazë për të pasur nën kontroll situatën pranë gjykatës.

Por më vonë, një grup protestuesish është mbledhur në anën tjetër të Lanës, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve edhe në këtë drejtim.

Seanca ka nisur me praninë e disa deputetëve. Ndiqni pamjet pa koment më poshtë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar?

Nga Mustafa Nano U bë shumë zhurmë lidhur me një thënie timen...
Read More