Shihni videon: I riu me kapuç i vë flakën makinës së pedagogut

Makinës së pedagogut Arben Haxhihysenit në Elbasan, i është vënë zjarri pak pas mesnatës.

Policia ka zbuluar se zjarri ishte i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” dhe Benz-i ishte i parkuar poshtë shtëpisë së pronarit Arben Haxhihyseni 62 vjeç.

ABC News ka siguruar videon në momentin kur autori i mbuluar me kapuç ka hedhur benzinën në makinë.

Siç shikoni dhe nga pamjet është një djalë i ri ai që i vë flakën makinës.

Policia ende nuk ka gjetur kush është autori. Por po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Edhe më herët në gushtit të vitit 2017, Haxhiymerit i kanë djegur makinën, madje e kishin paralajmëruar asokohe se nëse do të blinte makinë sërish do ia digjnin.

Ndërkohë Arben Haxhiymeri më parë ka qenë përgjegjës i i departamentit të Edukatës Qytetare, tashmë vetëm pedagog pasi la postin që kur bashkëshortja e tij, Valentina Haxhiymeri, u zgjodh dekane e Fakultetit të Edukimit Fizik.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Akademia e Shkencave dhe kritiku i saj Artan Fuga, propozojnë të njëjtin model sovjetik

Nga Ervis Iljazaj Ka ngjallur debate të mëdha në opinion publik zgjedhjet...
Read More