Shikoni videot e frikshme me ujin që përmbyt autostradën

Përmbytjet po bëjnë namin në Shqipëri, por sidomos në Tiranë. Biznese nën uji, autostrada e bllokuar, rruga për aeroport e pakalueshme në segmentin Tiranë-Kashar-Rinas. Autostrada Tiranë-Durrës me mbi 1.5 metra uji afër Qafes se Kasharit. Reshjet e pandërprera kanë bllokuar autostradën. Uji me nivel mbi 1.5 metra kalon mbi trafikndarëset. Qendra tregtare City Park është rrethuar nga uji. Parkingu i saj dhe është zhytur tërësisht në ujë. Situata nuk paraqitet mirë as nga ana tjetër e autostradës. Përballë karburant Kastratit trafiku është bllokuar dhe qytetarët e bllokuar në makina kërkojnë ndihmë. Akoma në City Park janë mbi 200 njerëz të cilët kanë hypur në katin e dytë dhe presin ndihmë, sepse kati i parë i qendrës tregtare është pushtuar nga uji.

Po kështu lajme të frikshme vijnë nga Fushëkruja ku njerëzit kanë hypur mbi çatiat e shtëpive. Në Golem uji ka marrë përpara gjithçka, kurse rrugëdalja e Ndroqit ka uji mbi 45 centimetra. Në Vlorë dhe Fier po rrijnë me frikën e daljes gjatë natës të lumit Vjosa dhe Shkumbin, çka do sillte katatrofë gjatë natës, ku nuk ka as drita dhe njeri që ti lajmërojë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Motra e vogël misterioze e diktatorit korean

Vajza 28 vjeçare u anëtarësua në byronë politike të Partisë Punëtore të...
Read More