Shitësi i drogës hidhet në ujë nga frika e Policisë, por nxjerr zbuluar 3 shqiptarët

Një shitës droge u hodh në një rezervuar dhe u përpoq të shpërndajë kokainën që kishte, pasi e kuptoi se ishte nën vëzhgim.

Kerry Reed, 39 vjeç, nga Shepperton, Londër, u hodh në rezervuar por doli në tokë nga ana tjetër ku ishin duke e pritur oficerët nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Shërbimi Policor Metropolitan i Krimit të Organizuar.

Reed ishte takuar më parë me bashkëpunëtorët, të cilët janë 3 shqiptarët:

Ndrek Prenga, 33 vjeç, banues në Ashford, Surrey

Elton Qajka, 21 vjeç, banues në Islington

Nikolin Dushi, 30 vjeç, nga Barnet, i cili i dorëzoi Reed një qese kafe gjatë takimit në shtëpinë e Prengës.

Prenga, Dushi dhe Qajka, të cilët janë shtetas shqiptarë, u arrestuan në të njëjtën ditë.

Zyrtarët kontrolluan shtëpitë e tyre dhe gjetën shumë telefona celularë, tufa parashë, dokumente identiteti të rreme dhe paketim të gatshëm për t’u shpërndarë.

Të katër ata u akuzuan për komplot në furnizimin me drogë të klasit A. Reed dhe Prenga kanë akuza edhe për posedimin e pasurisë kriminale.

Gjykata dha dënimin përkatës për të arrestuarit dhe Reed u dënua për tetë vite. Ndrek Prenga për tetë vite e gjysmë, Dushi për gjashtë dhe Qajka për tre vite.

Martin Groves nga Partneriteti i Krimit të Organizuar tha se të arrestuarit janë pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar që shpërndan kokainë në Londër.

“Ne besojmë se Reed, Prenga, Dushi dhe Qajka janë pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar që shpërndan kokainë me shumicë në një shkallë tregtare në të gjithë Londrën dhe Juglindjen e Anglisë. Ata ishin të punësuar në role të besueshme që përfshinin transportimin e drogës dhe parave të gatshme dhe mbikqyrnin shpërndarjen duke drejtuar aktivitetin e paligjshëm.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Kënd i ri lojërash, Veliaj: Zgjedhje e duhur fokusimi tek fëmijët

Një kënd i ri rekreativ po i shtohet kryeqytetit në Njësinë Nr....
Read More