Ndërkohë që kazani i politikës shqiptare po zien për shkak të lajmeve të publikuara për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërkohë që janë paralajmëruar edhe shkarkime të tjera, ka reaguar për herë të parë kreu i qeverisë Edi Rama.
Në rrjetin e social Facebook, kryeministri ka postuar një foto të AMARCORD, ku shkruan:
“Qesh mirë kush qesh i fundit”. Nuk dihet nëse kjo është një ironi për opozitën, që deri diku e ka parë si fitore shkarkimin e Ministrit Tahiri.
Kreu i qeverisë ende nuk ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Tahirit, edhe pse në media në fillim u tha për një dorëheqje të mundshme të tij.
Pak më herët u njoftua se Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër qeverinë pas lajmit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Burime për “BalkanËeb” bëjnë me dija se mbledhja jashtë rradhe e qeverisë është thirrur në orën 10:00.
Shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm duket se ka hapur siparin e një sërë shkarkimesh në kabinetin qeveritar.