Është shkarkuar ditën e sotme drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina. Ai është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila deri pak ditë më parë mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe marrëdhënieve me jashtë, ndërsa ditën e sotme paditi për shkarkimin Kryeprokuroren Marku. Prokurori i Elbasanit pritet të reagojë pas pak për shkarkimin.