Shkarkohet nga detyra Monika Lubonja, prokuroria fillon hetimet

 


Monika Lubonja është larguar nga pozicioni i drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kulturës dhe Teatrit të Kukullave.

Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Kulturës ka hapur vendin vakant dhe ka shpallur konkursin për personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret për të zëvendësuar Monika Lubonjën në postin e Drejtorit të QKKF-së dhe Teatrit të Kukullave.

Sipas ministrisë, aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet brenda datës 13/04/2018, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

Kujtojmë se Prokuroria po heton Monika Lubonjën për keqmenaxhim, abuzim me fondet dhe shpërdorim të detyrës.

Hetimi i prokurorisë dhe ai i Ministrisë se Kulturës nisen pasi në media u publikuan raste të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private dhe një tender për kupat e 70-vjetorit të Qendrës Kulturore Kombëtare te Fëmijëve, të drejtuar nga Monika Lubonja.

Tenderi i këtyre kupave u zhvillua 1 javë pas aktivitetit, ku mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës për konkurrim për vend pune në pozicionin Drejtor në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë:

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë – Kategoria e pagës II-b

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

Objektiva Artistikë

Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave për “Teatrin e Kukullave”

Të nxisë e të zhvillojë krijimtarinë e të rinjve, adoleshentëve, në gjini të ndryshme të artit

Të promovojë talentet e reja nga shkollat dhe t’i bëjë pjesë te kalendarit kulturor të institucionit

Të marrë shkëmbime ndërkombëtare, duke siguruar pjesëmarrje te artistëve të vegjël por edhe duke sjelle regjisorë të huaj në shkëmbim të përvojave të teatrit të kukullave

Objektiva të Politikës Edukative dhe Kulturore

Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve qe nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim Përmes Kulturës”;

Të krijojë lidhje me qeverisjet vendore, me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;

Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja;

Të ndërtojë programe të “Edukimit Përmes Kulturës” me aktivitete mabrëkombëtare, festivale dhe të tjera veprimtari gjithëpërfshirëse.

Objektiva në Administrim

Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;

Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;

Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;

Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun më Ministrinë e Kulturës prej nga varet;

Të garantojë mundësi për angazhimin e të rinjve në skenën e Teatrit, por edhe ne aktivitetet e tjera te Qendres Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;

Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;

Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

Të ketë arsim te lartë universitar, mundësisht në fushat e art-kulturës dhe/ose të shkencave pedagogjike

Të dëshmojë përvojë pune në qendra arti apo sektorë të aktiviteteve për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj;

Të dëshmojë përvojë në organizime eventesh dhe aktivtitetesh gjithëpërfshirëse

Të dëshmojë aftësi dhe gatishmëri për të marrë përsipër nisma reformuese në funksion të gjallërimit të jetës artistike dhe kulturore për fëmijë e të rinj;

Të ketë platformë të qartë idesh organizative, artistike dhe edukuese;

Të ketë aftësi të dallueshme menaxhimi e komunikimi me të gjitha moshat.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

Jetëshkrimi CV;

Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;

Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 13/04/2018, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lufta e 3-të Botërore? Bisedë e tensionuar Erdogan- Macron: Turqia kërcënon Francën…

  Mbështetja franceze për Forcat Demokratike Siriane, që dominohen nga milicia kurde...
Read More