Shkatërrohet banda e grabitësve të 3.2 milionë USD, arrestohen 4 persona, 2 prej tyre ish-pjesëtarë të forcave komando

auto_arrestimet-tirane-naten-161482530190

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj nëpërmjet një konference për shtyp, njoftoi arrestimin e 4 nga 6 autorët e dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Po kështu policia ka dokumentuar se, këtë persona dyshohet se kryen edhe grabitjen e 3 dhjetorit të 2015 ku morën nën kërcënimin e armeve 3.8 milionë euro. Drejtoria e Policisë së Tiranës, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan, dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas. Grabitja e parë ndodhi më 3 dhjetor 2015 ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare “Rogat Security”, në aksin Tiranë–Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit. Ndërsa grabitja e dytë ajo e 9 shkurtit të këtij viti, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare “Jaguar”, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit “Epoka”. Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej implikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje. Në pranga përfunduan, Fation Xhyliu, 33 vjeç lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish-punonjës në Shprsf “Rogat”. Ditjon Memlika, 31 vjeç lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në Forcat Ushtarake. Neim Avdulaj, 28 vjeç lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit. Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M. A., dhe Ç. A., dhe po punohet për kapjen e tyre. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, kartëmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive.

Shkruar Nga
More from Revista User

Georgina Rodriguez flet për marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldo

E dashura e Cristiano Ronaldo ka folur për lidhjen e çiftit në...
Read More