Shkatërrohet në kohë celula e re terroriste në Francë

1915377

Pesë persona të arrestuar fundjavën e kaluar në Francë, kishin planifikuar sulm terrorist në zonën e Parisit, tha kryeprokurori Francois Molins.

Ai tha se të dyshuarit kanë marrë urdhra përmes aplikacioneve të koduara në celularë nga një komandant i grupit militant Shteti Islamik, me bazë në Irak ose Siri.

Gjatë kontrolleve që janë bërë në Strasburg dhe Marsej, policia ka konfiskuar edhe armë automatike.
Pesë të dyshuarit do të hetohen nën dyshimet për krime terroriste.

Molins tha se hetuesit nuk e kanë përcaktuar objektivin e sulmit të planifikuar, por ai tha se disa koordinata janë gjetur në një pajisje USB.

Mediat franceze thanë se objektivat e mundshme ishin: gjykatat në Paris, selinë pranë të policisë gjyqësore, tregun e Krishtlindjeve në rrugën Champs-Elysees dhe parkun Disneyland në lindje të qytetit.

Franca mbetet në gjendje të jashtëzakonshme qysh pas sulmeve në Paris, nëntorin e kaluar, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 5 mars 2017

Dashi Për shkak te një mjedisi yjor te trazuar, ka rrezik te...
Read More