Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, 6 në pranga 3 në kërkim

prostitucion

Policia e kryeqytetit ka shkatërruar një bandë prostitucioni, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije ditën e djeshme se në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Free Time” u shpallën në kërkim 3 persona të tjerë ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Mësohet se tre meshkuj u kapën teksa kryenin marrëdhënie seksuale në grup me një femër. Kjo e fundit ishte ofruar kundrejt një pagesë prej rreth 50 eurosh për secilin. Ndalimi i tyre u krye në një hotel në periferi të Tiranës, në zonën e Liqenit të Thatë, ku një 27-vjeçare u kap në një dhomë së bashku me 3 klientët e saj. Vajza e shfrytëzuar është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Kështu në pranga përfunduar, Maria Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë; M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë; D. Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë; R. Zh., banues në Tiranë; K. Zh., banues në Tiranë; T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa po hetohet në gjendje të lirë shtetasi D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit policia e kryeqytetit sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 automjet tip “Hyundai”, 4 aparate telefonikë, shumën prej 20.000 lekë të reja, 2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit kanabis sativa, si dhe prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Në lidhje me këtë rast materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Tashmë mbi shtetasit e lartpërmendur rëndojnë akuzat për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në pritje të fëmijës së dytë, Ami shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Amarda Toska, një ndër prezantueset më të bukura të ekranit shqiptarë është...
Read More