Shkëlzen Berisha padit Taulant Ballën: Keqpërdori dokumentet me të dhënat e mia personale

 


Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është paraqitur ditën e sotme te Gjykata e Krimeve të Rënda. 

I shoqëruar edhe nga avokati i tij, Ivi Kaso, Berisha ka ngritur një kallëzim penal ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Djali i ish-kryeministrit e akuzon Ballën se ka keqpërdorur dokumentet me të dhënat e tij personale, duke i publikuar në media dhe në rrjetet sociale, gjatë kohës kur ishte kreu i Komisionin Hetimor Parlamentar.

Më pas këto dokumente, sipas Berishës janë përdorur prej Ballës për qëllime politike.

Mësohet se ky proces ka nisur që prej më shumë se një muaj, pasi çështja fillimisht u pushua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas ankimimit te Gjykata e Krimeve të Rënda, kjo e fundit vendosi ta transferojë dosjen te Gjykata e Shkallës së parë të Tiranës, duke shpallur kështu moskopetencën.

Përmes kësaj padie, Berisha kërkon rihapjen e hetimeve ndaj Ballës, ku e akuzon atë për “shpërdorim detyre”, kur ishte kreu i Komisionin Hetimor Parlamentar.

Në këtë komision, Shkëlzen Berisha, bashkë me ish-kryeministrin e zyrtarë të tjera janë thirrur për të dëshmuar lidhur me privatizimin e CEZ.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Deklaratat e Bashës: Kompania në Elbasan dhe misioni i partnerëve

Seanca ku do të diskutohej për buxhetin u shoqërua nga replika të...
Read More