Shkenca ka përcaktuar se çfarë i bënë buzët të duken më tërheqëse

Në epokën e selfie-s, më shumë se kurrë femrat janë në kërkim të buzëve të plota, gjë që kanë thyer rekordin me 27.400 implante që janë kryer në SHBA në vitin 2015. Por, si mund të duken në të vërtetë buzët e “e përsosur” të femrave? Sipas një studimi të bërë në kirurgjinë plastike të fytyrës JAMA, kryesisht këto buzë janë më natyrale saqë mund të mendoni.

Hulumtuesit nga Univerziteti i Kalifornisë, kanë treguar se më shumë se 400 pjesëmarrës, me imazhet e dhëna të buzëve të femrave të reja, duke iu kërkuar që të renditin nga një foto në një shkallë nga një deri dhjetë, ku 1 paraqet të qenurit më pak tërheqës ndërsa 10 të qenurit më tërheqës.

Së pari, pjesëmarrësit treguan fotografi me buzë të manipuluar në madhësi të ndryshme, duke i zmadhuar edhe pjesën e sipërme edhe atë të poshtme, deri sa të arrijnë në vlerësimin e buzëve ideale:

Më pas, kanë treguar fotografi në të cilën buzët janë manipuluar veçmas, të dy pjesët e buzëve në mënyrë të ndarë janë zmadhuar, për t’i ndihmuar studiuesit që të vlerësojnë “përsosjen” e raportit lartë-poshtë të buzëve:

Përfundimisht, studiuesit gjetën se pjesëmarrësit preferonin buzët që ishin rreth 50% më të mëdha se madhësia e tyre natyrale. Ato gjithashtu preferonin buzën e poshtme të fryrë sa dy herë pjesa e sipërme, njëllo si të modeleve Alessandra Ambrosio dhe Miranda Kerr, ka shpjeguar bashkautorja e studimit Natalie Popenko.

Preferenca e pjesëmarrësve për buzë më të plota dhe më natyrale, sidomos pjesa e poshtme më e fryrë nga ajo e sipërmja, ishte paksa befasuese për studiuesit, meqenëse trendet aktuale për kirurgji plastike kërkojnë më shumë theksim të buzës së sipërme. Por, studiuesit rekomandojnë që mos të teprohet me mbushjen e buzëve, të prireni më shumë në natyralitet, të mundoheni t’i bëni në proporcion me tiparet e fytyrës dhe mos të dukeni shumë artificiale.

Duhet theksuar se ky studim është përqëndruar në femrat e reja të Kaukazit dhe prefernecave të tyre. Por, sidoqoftë dëshirat variojnë nga femra në femër dhe secila ka dëshira unike për fytyrën e saj. Ajo që ka rëndësi është të ruani identitetin tuaj, mos të transformoheni tërësisht dhe të shëndrroheni në figurë krejtsisht tjetër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrëfimi pa doreza, Çiljeta: Vështirësitë për të rritur djalin e vetme

Këtë fundjavë Çiljeta do të prezantojë më “Kënga magjike” projektin e saj...
Read More