Shkencëtarët tremben nga vala e të nxehtit



arktiku

Temperaturat në Polin e Veriut kanë arritur në rreth 20 gradë më shumë sesa normalja e periudhës së Krishtlindjeve, paralajmëronin dje shkencëtarët.

Ajo që po përshkruhet si një “valë nxehtësie” dhe mot çuditërisht i ngrohtë për rajonin e Arktikut, është lidhur me ndryshimet klimatike të sjella nga aktiviteti njerëzor.

Shkencëtarët thanë se temperaturat e nëntorit e dhjetorit ishin pesë gradë më të larta se mesatarja. Ndërsa temperatura e 24 dhjetorit ishte edhe më e lartë se parashikimet.

Kërkuesi Friederike Otto tha në një intevistë me rrjetin BBC se valë të tilla të të nxehtit Arktik kanë qenë shumë të rralla në periudhën para-industriale dhe pritej të ndodhnin një herë në 1000 vjet. Otto tha më tej: “Kemi kryer disa lloje modelimesh dhe observimesh të klimës, dhe në të gjitha metodat zbuluam të njëjtën gjë: se një motiv i tillë klime realizohet vetëm nga sinjali antropogjenik”, tha ai, duke iu referuar ndikimit të aktivitetit njerëzor.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Alarmon “The Independent”: Lufta e Tretë Botërore po vjen

Ndonëse nuk ka patur një konflikt madhor mes fuqive të mëdha që...
Read More