Shkodrani sfidon vdekjen, kalon me makinë mbi liqenin e ngrirë

2200301

Pavarësisht se dje opinioni shqiptar u trondit nga lajmet se dy persona humbën jetën pasi akulli mbi të cilin shkelën u thye, një shkodran tregohet kokëfortë.

Ai ka marrë makinën e tij tip Panda dhe kaluar me të mbi një pjesë të ngrirë të liqenit.

Kjo në rrjete sociale është quajtur çmenduri, pasi një ditë më parë në Petovë të Fierit një bari 40 vjeç humbi jetën pasi eci mbi rezervuarin e ngrirë, kurse një fëmijë 12 vjeç teksa luante me motrën në Kashar të Tiranës u mbyt në liqen pasi u thye akulli në pjesën e ngrirë të ujit.

Por duket se personi që shihni në foto ka sfiduar lajmet e vdekjeve dhe ka vendosur të bëhet lajm i ri, si njeriu që mbijetoi me makinë mbi liqenin e akullt.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More