Shkon 1.5 metër niveli i ujit, FA evakuon qytetarët e bllokuar në Kamëz

Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës u bllokua sot në Valias në thellësinë 1.5 metra me ujë, pasi kishte shkuar të evakuonte 10 banorë, 5 prej të cilëve fëmijë.

1-1

Picture 1 of 4

Në videon më poshtë tegohet momenti i ndërhyrjes së fadromës, e cila ka bërë të mundur edhe nxjerrjen e një automjeti që po ashtu kishte mbetur i bllokuar në të njëjtën zonë.

Efektivë të Forcës Tokësore me dy mjete të kalueshmërisë shkuan për evakuimin e banorevë. 13 persona u tha se kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit të zjarrfikëses në Kamëz.

Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal. Në vendin e ngjarjes ishte edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.

Moti i përkeqësuar ka rënduar situatën në disa vende. Gjendja paraqitet e vështirë në Valias, ku 13 persona kanë mbetur të bllokuar në mes të ujit.

Niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Megjithatë Forcat e Armatosura kanë mundur të evakuojnë të bllokuarit dhe punonjësit e zjarrfikëses.
Mes të bllokuarve në 10 banesa ishin dhe 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses.

Në vendgjarje ka shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Bardhyl Kollcaku.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tastiera e kompjuterit, burim sëmundjesh…

Vjeshta dhe dimri sjellin me vete edhe sezonin e gripërave, viruse që...
Read More